Mund të prisnim shumë gjëra nga përballja e Ligës së Kampionëve, Valencia-Juventus. Por, vështirë se ka pasur njeri, që e ka çuar ndërmend se një karton i kuq do t’i përplasej në fytyrë Cristiano Ronaldos, në gjysmëorën e parë të lojës.
Një kuqe e drejtpërdrejtë, e cila shënon dëbimin e parë të yllit luzitan në Ligën e Kampionëve. Njeriu i Champions-it, pesë herë fitues i këtij trofeu, do të duhet të mungojë në sfidën e radhës kundër Young Boys. Dhe pastaj?
Rregullorja e garës e UEFA-s duket se përfshin një javë pezullim për kartonin e kuq. Për më tej procedohet vetëm në rast të sjelljes serioze. Për të dhënë një shembull praktik, në qoftë se Douglas Costa do ta kishte pështyrë Di Francesco në Ligën e Kampionëve, ai do të qëndronte ndoshta ndoshta katër deri në pesë ndeshje i pezulluar.
Dëbimi i Cristiano Ronaldos nuk duhet të çojë në më shumë se një ndeshje skualifikim. Mosmarrëveshja me Murillo është shfaqur si “normale” nga ata që shohin një garë. Ish-lojtari i Real Madridit i ka prekur flokët kolumbianit, por gjithçka është shfaqur shumë pak.
UEFA merr për bazë raportin e delegatit të saj në ndeshje, si dhe të trupës së gjyqtarëve. Çdo gjë që raportojnë ata merret shumë seriozisht nga qeveria europiane e futbollit, e cila organizon Ligën e Kampionëve. Por, pas dëbimit me karton të kuq kundër Valencias, Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot, në vend që “ta hidhte veten” mbi Felix Brych.
Sigurisht, Cristiano Ronaldo nuk do të skualifikohet automatikisht për dy ndeshje. E kuqja e drejtpërdrejtë nuk çon në një pezullim më të madh se sa një ndeshje të vetme. Pastaj, do të jetë në dorën e UEFA-s për të gjykuar nëse përplasja me Murillo meriton apo jo edhe pezullimin për për udhëtimin në Manchester, kundër “Djajve të Kuq”, veç duelit me Yong Boys, më së afërmi.
Më së shumti të premten, gjykimi zyrtar i UEFA-s do të arrijë në skualifikimin e Cristiano Ronaldos. Shumë do të varet nga ajo që është shkruar nga arbitri i ndeshjes, Felix Brych. Kundërshtarët e Juventusit dhe tifozët bardhezinj tashmë janë duke pritur.