Nuk ka të ndalur kriza e skuadrës Schalke 04, që këtë sezon po zhgënjen në Bundesliga dhe rrezikon rënien nga kategoria. Humbja 0-4 që skuadra ka pësuar në fushën e saj ndaj Fortuna Dusseldorf ka bërë që tifozët të vërshëllejnë skuadrën. Madje një grup nga tifozët ultras kanë hyrë në fushë, duke detyruar lojtarin Benjamin Stambouli që mes lotësh të dorëzojë shiritin e kapitenit.