Një skuadër në Spanjë ka kërkuar nga tifozët që të pastrojnë fushën para ndeshjes të dielën. Skuadra nga liga e dytë spanjolle, Burgos, u ka apeluar tifozëve që të shfaqen në stadium disa orë para ndeshjes, në mënyrë që ta pastrojnë atë për ta mundësuar zhvillimin e ndeshjes. Ekipi nga Segunda B kërkoi nga tifozët që të dalin në stadium sa më herët që të jetë e mundur, në mënyrë që të largohet bora nga fusha e lojës.
“Pasi inspektuam fushën, kemi vendosur që ta zhvillojmë takimin. Kështu, klubi kërkon nga të gjithë tifozët që të vijnë sa më herët që të jetë e mundur për të larguar borën”, thuhej në një komunikatë të lëshuar nga klubi në ‘Twitter’ Thirrja është pranuar nga tifozët e Burgos dhe ata kanë larguar gati gjysmën e borës katër orë pa filluar ndeshja.