Skuadra spanjolle po rivalizon Manchesterin për shërbimet e Mandzukic

Mario Mandzukic po tërheq vëmendje edhe në La Liga. Ylli kroat i Juventus, Mario Mandzukic, me shumë gjasë do të largohet nga Torino gjatë merkatos së janarit. Interesim për lojtarin ka treguar skuadra e Manchester United, e cila shihet favorite për nënshkrimin, por së fundmi në garë është futur edhe një skuadër spanjolle.

Marca’ shkruan se Sevilla është skuadra që po rivalizon Manchester United për shërbimet e Mandzukic, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha. Skuadra spanjolle ka shënuar vetëm 11 gola në nëntë ndeshje të La Liga këtë sezon dhe duan të përforcojnë fazën ofensive.

Mandzukic në anën tjetër nuk po përfshihet në planet e Maurizio Sarri dhe po kërkon skuadër të re. Mbetet të shihet kush do të fitojë garën për nënshkrimin e yllit kroat.