Luka Modric do të mbetet në librat e historisë te Real Madrid, sepse nuk deshi të largohej as pas një sezoni aspak të mirë, ka deklaruar drejtori i Milanit, Zvonimir Boban. ‘Rossonerët’ kanë pasur një shpresë se këtë verë do të transferojnë fituesin e Topit të Artë. Ishte Modric që i kishte dhënë shpresë Milanit, duke mos e mbajtur sekret mundësinë e transferimit te Serie A.
“Ai është një tifoz i madh i Milanit, dhe ka qenë që nga fëmijëria, kështu që ai ka pasur pasionin për të na u bashkuar”, ka deklaruar Boban, informon lajmi.net, përcjellë gazeta KOHA.
“Megjithatë, ne nuk kemi pasur bisedime konkrete, sepse ai nuk deshi të largohej nga Real Madrid edhe pas atij sezoni të keq”.