Skena skandaloze në Meksikë, aty ku ndeshja mes Veracruzit dhe Tigres është kthyer në estradë të vërtetë. Ekipi i Tigres fitoi 3-1 në udhëtim, por sigurisht se pas asaj që ndodhi, rezultati del në plan të dytë. Ekipi vendas i pësoi tre gola kur ekipi kundërshtar ishte pasiv, informon Gazeta Blic, përcjellë gazeta Koha.
Lojtarët e Veracruzit nuk luajtën dhe qëndruan statik, ata protestuan kundër drejtuesve të tyre, sepse nuk kanë marrë rrogat tash e disa muaj. Kjo nuk ndikoi shumë te Tigres që realizuan tre gola në tetë minuta, me Vargas në minutën 2’, Gignac 4’, dhe Vargas sërish 8’. Në fund, lojtarët e Veracruz duartrokitën ata të Tigres, për solidaritetin që treguan dhe që nuk shënuan më shumë gola, edhe pse kishin mundësi të shkonin në shifra dyshifrore. (koha.mk)
Incredible scenes in Mexico tonight 🇲🇽
Veracruz refused to play at the start of their Liga MX match against Tigres to protest several months of unpaid wages
So Tigres went and scored three goals in the first eight minutes 😱 😱
🎥: @UnivDeportes pic.twitter.com/m4NZQQ9Li5
— Goal (@goal) October 19, 2019