Skuadra e mundshme e Atleticos me Suarezin në formacion dhe vlerat e lojtarëve

94

Luis Suarez është shumë pranë kalimit te Atletico Madridi, sidomos pasi klubi madrilen e lejoi largimin e Alvaro Moratas te Juventusi. Uruguaiani nuk është pjesë e planeve të Ronald Koeman te Barcelona, i cili i ka thënë që të gjejë klub tjetër. Dhe ndërkohë që marrëveshja është drejt finalizimit, Transfermarkt ka bërë një formacion se si mund të luajnë Los Rojiblancos në sezonin 2020/2021.

Krahas Suarezit, në skuadër ndodhet edhe Yannick Carrasco, i cili u konfirmua si lojtar i përhershëm i Atleticos. Aty ndodhet edhe mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira, për të cilin spekulohet se do t’i bashkëngjitet ekipit të Diego Simeones. Njëherësh, Transfermarkt në publikimin e vet i ka përfshirë edhe vlerat e lojtarëve në këtë njëmbëdhjetësh.

Comments are closed.