Cardiff City ka kërkuar nga Premierliga që të mbajnë imazhin e sulmuesit në fanellat e tyre për ndeshjen e së shtunës ndaj Southampton pas vdekjes së Emiliano Sala, thotë tekniku Neil Warnock.
Autoritetet konfirmuan të premten mbrëma se trupi i shpëtuar nga avioni i ‘Piper Malibu’ i fundosur në Kanalin anglez është ai i Sala, raporton Mirror.uk, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta KOHA.
Kujtojmë se Sala humbi jetë bashkë me pilotin e tij në kanalin anglez ku aeroplani i tyre ndaloi së punuari dhe u fundos në dete.
Por udhëtimi në Southampton do të shënojë ndeshjen e parë që kur Sala u konfirmua zyrtarisht të ketë vdekur dhe tekniku i Cardiff Warnock, thotë se do të jetë në mendjen e lojtarëve të ti gjithmonë.