Një incident i rrallë është regjistruar në Tennesse të SHBA. Mediat raportojnë se nëna 38-vjeçare e gjashtë fëmijëve është vënë nën akuzë, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e vajzës së saj, që është vetëm 14 vjeç.
Jamie Tice është dënuar me 10 vite burg, pasi ka bërë seks me djalin e mitur, kur ai ishte i dashuri i një prej vajzave të saj. Gruaja akuzohet se ka kryer mbi 50 herë marrëdhënie seksuale me adoleshentin, për afro një vit rresht, nga 2016 deri në 2017.
Jamie u shpall fajtore dhe u dënua për abuzim me të mitur. Ndonëse djali pohoi se bëhej fjalë për marrëdhënie të dakordësuara, për shkak të moshës së tij, gruaja përfundoi në burg. Ajo ka pohuar se e kishte njohur të riun pasi dilte me vajzën e saj dhe se mes tyre kishte lindur tërheqje. Ata takoheshin shpesh në kishë, ku edhe kanë kryer marrëdhënie.