Një nga çështjet e nxehta në shtëpinë e Interit është rinovimi i kontratës së Milan Skriniar. Drejtuesit e klubit zikaltër kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit, të cilët kërkojnë rritjen e pagës deri në 3.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që oferta e zikaltërve për rinovimin ka mbetur në shumën e 2.5 milionë eurove, duke stopuar kështu tratativat. Gjatë merkatos së verës drejtuesit e Interit kanë refuzuar oferta prej 65 milionë eurosh nga Manchester City e Manchester United për kartonin e Skriniar. Në rast se palët nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, lojtari, i cili ka një kontratë deri në 2022, mund të largohet për shumën e 85 milionë eurove.