Ministrja e parë e Skocisë, Nikolla Starxhen sot paralajmëroi plan për referendum të dytë skocez për pavarësi. Në fjalimin në Edinburg, Starxhen deklaroi se nëse Britania e Madhe dëshiron të dalë nga Bashkimi Evropian, duke mos i marrë parasysh dëshirat e qytetarëve të Skocisë, të cilët në referendum votuan kundër Brekzitit, kjo në masë të madhe do t’i vështirësojë negociatat, lajmëroi BBC.
Ajo vlerësoi se Qeveria e Britanisë së Madhe nuk ka lëvizur “asnjë inç” dhe se populli skocez do të vendosë për të ardhmen e vet. Në pyetjen nëse do të japë dorëheqje nëse nuk arrin të ketë sukses për referenum të dytë, Starxhen u përgjigj se do ta bëjë “atë që është më mirë për Skocinë” dhe se “nuk planifikon të humbë”. Në pyetjen nëse me të vërtetë beson se mund të votohet pavarësia në referendum të dytë, Starxhen u përgjigj: Po besoj.