Skitari amerikan pëson lëndim të rëndë (VIDEO)

80

Skitari amerikan, Tommy Ford, ka pësuar një lëndim të rëndë në sllallom të madh në Zvicër në kuadër të Kupës së Botës në ski.

31-vjeçari ishte në fund të garës së tij, kur ra me kokë në tokë dhe mbeti i shtrirë për një kohë të gjatë.

Mjekët menjëherë ishin në vendin e ngjarjes duke i ofruar ndihmë, ndërsa me helikopter u tërhoq 20 minuta më pas.

S’ka informata për gjendjen shëndetësore të tij.