Në garën e disiplinës së lëshimit, të zhvilluar në Alta Badia në kuadër të Kupës së Botës në ski alpin ka ndodhur një aksident i rëndë, raporton Insporti. Skiatori Marc Gisin, e humbi kontrollin mbi skitë derisa po rrëshqiste me shpejtësi mbi 120km/h dhe u përplas me kokë për toke, duke qëndruar i palëvizshëm për një kohë.
Lëndimet e tij trupore kanë qenë të rënda dhe është transportuar me helikopter në një qendër spitalore, kur është konstatuar se koka, fatmirësisht i ka shpëtuar pa dëmtime të mëdha, mirëpo , në raportin mjekësor thuhet se ka “disa thyeje në kurriz dhe në brinjë”, raporton Insporti.
Thyerjet e brinjëve po ashtu raportohet se i kanë shkaktuar edhe lëndime të mushkërive dhe kjo është arsyeja pse Gisin do të vazhdojë të qëndrojë në kujdes intensiv mjekësor.
https://www.youtube.com/watch?v=QbuCfM0cGdI