Shkup, 31 janar – Lavdrim Skenderi ka shënuar golin e parë për skuadrën e Ferizajt. Ish-futbollisti i Renovës, skuadrës kosovare iu bashkua në janar të këtij viti, ndërsa nuk iu desh shumë kohë për tu adaptuar në mjedisin e ri dhe njëkohësisht të regjistrohet në listën e golashënuesve. Ndrrshe, Ferizaj luajti baras 1:1 përballë Bylysit nga Shqipëria, ndërsa kjo ishte miqësorja e tretë për trajnerin Argjend Beqiri. Kujtojmë, KF Ferizaj aktualisht është duke u përgatitur në qendrën përgatitore në Durrës.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.