Skënderbeu ka barazuar 1 me 1 me Young Boys në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Evropës në Grupin B. Ali Sowe dhe Assale shënuan golat për pikën e parë të korçarëve. Në ndeshjen tjetër Dynamo Kievi mposhti Partizanin 3 me 2.
Në tabelë, ukrainasit janë të parët me 6 pikë, më pas është Young Boys me dy dhe në fund Partizani me Skënderbeun kanë nga një pikë.