Skënderbeu mundohet të përqendrohet te futbolli i luajtur, por zhurma mediatike e ditëve të fundit në lidhje me gjyqin në CAS ka bërë që në Korçë të ketë shumë tension e pikëpyetje.
Askush nuk e di saktë se çfarë do ndodhë në CAS, në betejën finale me UEFA-n, ndërkohë që ka shumë thashetheme e broçkulla.
Kjo ka detyruar Skënderbeun që jo vetëm të dalë me një sqarim ku bën të ditur se gjyqi në CAS është në 16-17 prill, por gjithashtu të publikojë edhe korrespondencën me Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, për të shuar një herë e mirë spekulimet.
Sipas dokumentit të publikuar nga klubi korçar, muajin e ardhshëm është në plan përballja me UEFA-n në CAS, ku Skënderbeu do të mundohet të anulojë ose reduktojë përjashtimin 10-vjeçar nga kupat e Europës.