Akademiku Skënder Gjinushi me shumicë votash është zgjedhur sot kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Gjinushi ishte kandidati i vetëm për këtë funksion, i cili me votim të fshehtë mori 35 vota pro dhe 6 kundër.
Zëvendëskryetari i Akademisë u zgjodh Vasil Tole ndërsa sekretari i Akademisë, Salavator Bushati.
Në shpalosjen e platformës së tij, Skënder Gjinushi siguroi se Akademia e Shkencave do të ndryshojë rrënjësisht dhe theksoi se Akademia është partner i qeverisë dhe i shoqërisë për vendosjen e standardeve.(koha.mk)