Londër, 4 shtator – Kryeministri britanik Boris Xhonson ka pësuar humbje të madhe në parlament dje pasi deputetët votuan për ngritjen e procedurës për ndalesë për bregzit pa marrëveshje.
Më shumë se 20 deputetë nga Partia e tij konservatore i mbështetën partitë opozitare dhe e mbështetën hapin e parë për sjelljen e ligjit sipas të cilit, nëse marrëveshja nuk vendoset, bregziti sërish do të shtyhet pas 31 tetorit.
Xhonson dje përsëriti se në asnjë rast nuk do të pajtohet për ta shtyrë daljen e shtetit nga BE-ja, por do të konvokojë zgjedhje të parakohshme nëse sillet ligj për shtyrje.
Edhe pse shpallja e zgjedhjeve të parakohshme sjell rreziqe, Xhonson shpreson se do të fitojë më shumë vende për konservatorët dhe më pas do ta zbatojë bregzitin “me procedurë të shkurtër”.
Megjithatë, sipas ligjit për Britaninë e Madhe, fakti se kryeministri dëshiron zgjedhje, nuk do të thotë se ato do të ndodhin.
Sipas ligjit për parlamente të përhershme nga viti 2011, kryeministri britanik më nuk mund të shpall zgjedhje sipas diskrecionit të tij.
Ai duhet të marrë dritë jeshile prej dy të tretave nga parlamenti, ose 434 deputetë.
Puna e vetme në duart e kryeministrit është vendimi për datën e votimit, për shkak se shumë deputetë janë të brengosur, thekson Bi-Bi-Si.
Edhe pse Xhonson sugjeron se zgjedhjet do të mund të jenë më 14 tetor, ai lehtë mund t’i zhvendosë për më 31 tetor, në ditën e daljes nga BE-ja.
Duke paramenduar se e ka marrë mbështetjen e nevojshme nga parlamenti, kryeministri i rekomandon mbretëreshës datë që ajo duhet ta miratojë.
Më pas, parlamenti shpërndahet në 25 ditë dhe anëtarët ndalojnë të jenë deputetë në parlament dhe përfshihen në fushata për rizgjedhje.
Nga pikëpamja e qeverisë, problemi më i madh është që ata duhet ta marrin mbështetjen e laburistëve opozitare në parlament.
Personat zyrtarë nga kjo parti thonë se ka pak shanse që kjo të ndodh, por, nuk është pamundur që qeveria ta “shmangë” këtë kërkesë.
Kjo mund të arrihet me vendosje të ligjit të thjeshtë, sipas të cilit zgjedhjet quhen “pa marrë parasysh të ligjit për parlamentet e përhershme”.
Propozim-ligji i këtillë nuk kërkon shumë mbështetje nga dy të tretat e parlamenteve, por vetëm shumicë prej 51 përqindëve.
Mungesa e këtij plani është se nevojitet shumë kohë që të aprovohet ligj, për shkak se se duhet ta kalojë Dhoma e lordëve, krahas Dhomës së Poshtme të Parlamentit.
Gjithashtu, ekziston mundësi që ligji i propozuar të ndryshohet.
Njëherit, deputetët do t’i shqyrtonin ndryshimet dhe kjo do t’u mundësojë kundërshtarëve të bregzitit të ndikojnë pa marrëveshje në amendamentin.
Ekziston edhe skenari i tretë me rrezik të lartë.
Nëse qeveria është fuqishëm e vendosur se dëshiron zgjedhje të parakohshme, mund të kërkojë votim të mocionit.
Nëse ndodh kjo, parlamentarët do të duhet të vendosin nëse duan që kabineti aktual të vazhdojë ta udhëheq vendin.
Pas votimit të mocionit të qeverisë, Xhonson jep dorëheqje dhe shumica në parlament ka 14 ditë të formojë qeveri alternative.
Kryeministri i ri atëherë me siguri do të kërkojë anulim të bregzitit.
Megjithatë, nëse nuk gjendet zgjidhje në afat prej dy javëve, zgjedhjet e përgjithshme shpallen automatikisht.
Ky opsion është më pak i sigurt sepse mbështetet në tërësi në pamundësinë e opozitës që të formojë qeveria alternative.