Gara e partive shqiptare me 5 lista të ndara në zgjedhjet e 11 dhjetorit seriozisht rrezikon djegien e votave dhe njëkohësisht edhe uljen e numrit të deputetëve shqiptarë në përbërjen e ardhshme shqiptare. Shembull më i freskët për këtë janë zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, ku mosunifikimi i faktorit politik shqiptar, ndonëse jo të paktë në numër karshi popullatës malazeze dhe serbe, bëri që shumë vota të digjen dhe shqiptarët të marrin vetëm një deputet. Sa për ilustrim, në zgjedhjet e vitit 2011 shqiptarët kishin 25 deputetë, ndërsa mbi 19 mijë vota të Demokracisë së Re u dogjën, ndërsa RDK-së po ashtu iu dogjën mbi 7 mijë vota në njësinë 2, 1 dhe 5. Në zgjedhjet e 11 dhjetorit partitë politike shqiptare në vend që të mbledhin mend dhe të mësojë nga e kaluara, ata sërish garojnë me 5 lista të ndara: BDI, PDSH, Lëvizja BESA-RDK, koalicioni LR-PDSH-UNITETI-RDK dhe PPD. Përveç këtyre, garës për të marrë vota shqiptare i shtohet seriozisht edhe LSDM, e cila në listat për deputet ka rezervuar tre vende potencialisht fituese për kandidatët shqiptar, Muhamet Zeqiri i treti në Njësinë 2, Gjylymsere Kasapi e dyta në Njësinë 6 dhe Murtezan Ismaili i teti në Njësinë 3. Prej kohësh në taborin politik shqiptar flitej për bashkimin e partive jashtëparlamentare, ku theksi vihej më shumë tek LR-PDSH e Zijadin Selës dhe Lëvizja BESA e Bilall Kasamit, dy parti të cilat ishin më të organizuara, mirëpo kjo nuk ndodhi. Njohësit e rrethanave politike në taborin shqiptar konsiderojnë se ideja e partive politike maqedonase është që edhe në këto zgjedhje të relativizohet… (më gjerësisht në numrin e sotëm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara