Drejtoria e Maqedonisë për mbrojtje dhe shpëtim prej sot është nikoqire e stërvitjes ndërkombëtare pesëditore “MODEX 2017”, që do të mbahet në Qendrën për trajnim të ARM-së.
Skenari për stërvitjen, në organizim të Mekanizmit për mbrojtje civile në kuadër të Bashkimit Evropian, është vërshimet në Maqedoni me fokus në aktivitetet në pjesën e ofrimit të ndihmës mjekësore të personave të goditur. Me stërvitjen, kumton Drejtoria, do të kontrollohet edhe si funksionin shteti gjatë pranimit të ekipeve ndërkombëtare të thirrur prej anës tonë dhe se si funksionojnë ekipet gjatë ngjarjeve të tilla.