“Skena e muzikës serioze shqiptare” vazhdon traditën, për artdashësit sjellë sërish artistë të mëdhenj

86

Nën organizimin e shoqatës “Allegretto”, gjatë muajit prill dhe maj në Tetovë do të mbahet edicioni i gjashtë i manifestimit “Skena e muzikës serioze shqiptare” ku në qendër të vëmendjes do të ketë laramaninë e aktiviteteve dhe emrave të artistëve të mëdhenj me synim që të dërgojë artdashësit jashtë ambientit të zakonshëm koncertal, njofton Portalb.mk.

Programi i sivjetmë do të fillojë me koncertin e “West Coast Symphony Orchestra” me dirigjent Bujar Llapaj, i cili do të mbahet më 26 mars, në sallën koncertale të Qendrës për Kulturë në Tetovë (hyrja e lirë).

Më 7 prill, do të jetë koncerti i “Albanian National Brass Ensemble” me dirigjent Gridi Kraja.

Vazhdon manifestimi më 13 prill, ku nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi do të kemi mundësi ta ndjekim koncertin e pregaditur nga Teatri i Operës dhe Baletit të Tiranës.

Më 17 prill vijon koncerti i sopranos shqiptare nga Maqedonia, Nita Zenuni.

Koncerti i ansamblit “Sonoris” do të jetë më 24 prill.

Më 28 prill, kemi koncertin e “Trio Kosova”, të përbërë nga violisti Blerim Grubi, violinistja Sihana Badivuku dhe violonçelisti Aristidh Prosi.

Më 29 prill vjen sopranoja me njohje ndërkombëtare Inva Mula, me koncertin e saj me Filharmoninë e Maqedonisë, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja.

Koncerti i Orkestrës Rinore të Shqiptarëve të Maqedonisë, nën udhëheqjen e dirigjentit të ri nga Maqedonia Premtim Etemi, do të mbahet më 3 maj, kurse kulminacion tjetër i këtij manifestimi është koncerti i “Tre Tenorëve dhe Orkestrës Filharmonike Ibrahim Madhi” me solist Josif GjipaliAdrian Xhema dhe Kastriot Tusha.

Risi për këtë vit është konkursi i Kompozitorëve të Rinj, ku do kenë mundësi të gjithë krijuesit e rinj të konkurrojnë me krijimet e tyre, me çka edhe ato më do ta kenë hapësirën e tyre promovuese brenda këtij festivali. Manifestimi “Skena e muzikës serioze shqiptare” është i financuar nga Ministria e Kulturës e RM.

Comments are closed.