Para sulmeve serbe, Hamëz Jasharit nuk i ishte trembur syri nga forcat serbe. Ai thoshte se edhe nëse Evropa do t’i hapte dyert, ata nuk do të largoheshin. Kishte thënë se do ta mbronin Kosovën edhe me sopatat e druve. Në një deklaratë të rrallë që e kishte dhënë para se Prekazi të sulmohej nga serbët, Hamëz Jashari ishte i bindur të mos largohej.
Synonte ta mbronte Kosovën por edhe familjen që e përmend disa herë.
“S’kemi ku me shku na këtu do ta bajmë vdekjen. Këtu ku të parët tonë kanë jetu prej ilirëve e pellazgëve, këtu edhe ne do ta bëjmë vdekjen. Kurrë nuk do ta lëshojmë. Do të përgjigjemi me aq sa kemi mundësi, kemi sopatat e druve”, thoshte dikur Hamëz Jashari.
Ai i përmend fëmijët, por deklaronte se edhe nëse Evropa i hap dyert ata nuk do ta lënin Kosovën.
“S’kem ku shkojmë po e shihni sa fëmijët i kemi. Edhe Evropa le t’i hap dyert ne nuk do ta lëshojmë”, ishin fjalët e Hamëz Jasharit para sulmeve serbe.