Skema e Sarrit penalizon Costën, Bayern gati ta rikthejë në Munih

4

Forma e mirë e Paulo Dybalës e ka detyruar trajnerin e Juventusit Maurizio Sarri që të luajë me skemën 4-3-1-2, rreshtim ky që penalizon brazilianin Douglas Costa, i cili është një sulmues i mirëfilltë krahu.

I rikthyer pak ditë më parë nga dëmtimi, Costa tani ka mbetur në pankinë dhe ka luajtur vetëm pjesëza të caktuara loje, ndërsa së fundi ka dalë në skenë një rikthimi i tij te gjermanët e Bayern Munchen.

Këta të fundit shitën sulmuesin dy vite më parë te Juventus, por duket se në një takim të senatorëve me trajnerin Flick, është kërkuar rikthimi i Douglas Costës, që shihet si lojtari ideal për të luajtur në krahët e sulmit.

Është thuajse e pamundur që Juventus të heqë dorë që në janar nga sulmuesi brazilian, por bavarezët do të provojnë të marrin Douglas Costën në verë, nëse vendosin të konfirmojnë trajnerin Flick në pankinë.

Comments are closed.