Bruksel, 5 mars – Komandanti suprem amerikan i forcave të NATO-s për Evropë, gjenerali Ketris Skaparoti deklaroi sot se do t’i rekomandojë SHBA-së të mos shesin aeroplanë ushtarakë F-35 Turqisë nëse Ankaraja vazhdon me realizimin e planit që të blejë sisteme kundërajrore ruse.
Skaparoti konsideron se Turqia duhet ta shqyrtojë planin e saj për blerjen e sistemit rus S-400 apo do të humbasë fluturake dhe sisteme të tjera ushtarake amerikane.
Sipas tij, sistemi S-400 do të ishte kërcënim për F-35.
Personat zyrtarë amerikanë momentalisht janë në Turqi që të shqyrtojnë pasojat nga blerja e sistemit S-400.
Dërgesa e F-35 është anuluar derisa Ankaraja ende po zhvillon negociata lidhur me sistemin S-400 me Moskën.(koha.mk)