Neymar është dënuar me tre ndeshje pezullim për shkak të sulmit që pati ndaj tifozit, në finalen e Kupës, të cilën e humbën në penallti ndaj Rennes.
Komiteti i Disiplinës së Federatës Franceze të Futbollit ka kaluar nën hetim këtë çështje dhe sot publikuan vendimin për pezullimin me tre ndeshje të sulmuesit të PSG me motivin “sjellje e gabuar ndaj spektatorëve”.
So Neymar truly punched a fan last night? This is really bad. pic.twitter.com/in0CC73B25
— KING CULE (@culeblaugrana_) April 28, 2019
Çështja e tij u shqyrtua me detaje sepse Neymar rrezikonte të dënohen 5-7 ndeshje, në bazë të rregullores për raste të tilla, por në këtë rast Komisioni i Disiplinës ka lëshuar duke e dënuar me vetëm tre ndeshje.
Që do të thotë se braziliani do të humbasë tre ndeshjet e mbetura në kampionatin francez, ndeshje pa perspektivë sepse PSG e ka fituar titullin kampion dhe Neymar nuk pretendon për asnjë trofe individual.
Në këtë mënyrë 27-vjeçari humb transferuan ndaj Angers dhe Reims, si dhe ndeshjen brenda ndaj Dijon, por është i pastër që sezonin e ardhshëm ta nisë që nga ndeshja e parë.