Durrës, 26 nëntor – Nikos Dendias, ministri i Jashtëm grek tashmë ka arritur në Tiranë për ta mbështetur shtetin shqiptarë pas tërmetit shkatërrues prej 6.4 shkallësh. Pavarësisht se tashmë janë shkaktuar mbi 20 viktima – liderët kosovarë kanë zgjedhur të rrinë në Kosovë dhe ta festojnë 107 vjetorin e shtetit shqiptar.
Në këtë ngjarje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë po marrin pjesë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, kandidati për kryeminsitër Albin Kurti dhe nikoqiri Qemajl Minxhozi. (koha.mk)