Nesër në Preshevë do të mbahen zgjedhjet për Këshillin Nacional të shqiptarëve.
Por, garës në këto zgjedhje i ka hyrë edhe një person shumë kontrovers për shqiptarët.
Bëhet fjalë për Demo Berishën i cili është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës, transmeton gazetametro.net
Por, jo vetëm kaq: Demo Berisha ka qenë pjesëtar i ish-ushtrisë Jugosllave dhe madje ka marrë pjesë në luftën në Kosovë. Ai kishte gradën e kapitenit.
Për më tepër, ky person i cili do t’i hyjë garës në zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve të Preshevës hapur ka thënë se ndjehet krenar që ka qenë pjesë e ushtrisë së Milosevic’it.
“Jam jashtëzakonisht krenar që kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave dhe kam përfunduar karrierën në ushtrinë e Serbisë. Kam qenë pjesëmarrës i luftës në Kosovë, si dhe i të gjitha ngjarjeve nga viti 1991 deri në rastin e agresionit të NATO-s”.
Madje madje, moderatori i emisionit në videon e mëposhtme e prezanton si nga shqiptarët e pakët që e ka luftuar UÇK’në
Ndryshe, këshilli Nacional i Shqiptarëve merret ekskluzivisht me të drejtat e shqiptarëve në Serbi, simbolet kombëtare, gjuhën dhe shkrimin shqip, arsimin dhe informimin. /gazetametro.net