Revista franceze Charlie Hebdo ka publikuar një karikaturë skandaloze pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë. Revista i gëzohet tërmetit ku humbën jetën mijëra njerëz dhe dhjetëra mijëra të tjerë u lënduan.
“Tërmet në Turqi – nuk ka nevojë të dërgojmë tanket”, shkruan mbi karikaturën e ulët të revistës parisiene.
Revista franceze ka shkelur kështu dinjitetin njerëzor, duke mos treguar fare respekt për jetën dhe për qenien njerëzore. Duke shkelur mbi mijëra viktima në emër të “lirisë së shprehjes”, revista e dëshmon se urrejtja ndaj Turqisë dhe Islamit ka ngulfatur dhembshurinë, solidaritetin dhe njerëzinë tek ata dhe bashkëmendimtarët e tyre në Evropë.
Histori islamofobie
Charlie Hebdo ka një histori të gjatë islamofobie dhe përdorimi të gjuhës së urrejtjes ndaj Turqisë dhe myslimanëve të botës. Revista skandaloze ka publikuar disa herë karikatura çnjerëzore, duke ofenduar edhe profetin Muhamed, presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe të tjerë.
Kësaj radhe, Charlie Hebdo tejkaloi kufijtë, duke mos respektuar as zinë e shpallur në shtetin turk. Ata dëshmuan urrejtjen e tyre duke u dëshiruar hapur vdekjen myslimanëve dhe turqve.
Tërmeti i 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë shkaktoi mbi 5 mijë viktima në të dyja shtetet gjithsej deri tani. Dhjetëra mijëra të tjerë morën lëndime, ndërsa shumë njerëz humbën pronat dhe mbetën nën qiell të hapur.