Çfarë sensacioni në mbase finalen më emocionuese të US Open. Naomi Osaka ka fituar në New York City duke u bërë japonezja e parë që fiton në një turne Grand-Slam. Pikërisht ndaj një prej tenisteve më të mira të historisë Serena Williams. Osaka fitoi 6:2, 6:4 teksa Serena një moment të lojës sulmon trajnerin portugez Carlos Ramos.
Amerikania doli komplet nga vetvetja gjatë ndeshjes, pasi arbitri e paralajmëron për udhëzime nga trajneri i saj. Trajneri Patrick Mouratoglu thuhet t’i ketë dhënë udhëzime nga tribuna. Serena i është afruar me nerva, duke i thënë: “Unë nuk bëj me hile, për të fituar. Më mirë e di që humbas!” E gjithë arena e duartroket, dhe ajo madje arbitri i kërkon falje. Por nuk mbaroi me aq, gjatë pushimit të ndeshjes, ajo i është afruar përsëri duke i thënë: “Nuk do të bëja kurrë gjëra të tilla, sinqerisht!”
https://www.youtube.com/watch?v=OILrXggTjpQ