Ish-ylli i Arsenal Andrey Arshavin është kritikuar nga media pasi ka dalë nga një klub striptizmi duke kalëruar një kalë në St Petersburg. Ish-sulmuesi, 37, ka nisur një profesion të ri si kryetari i një projekti të rinjsh në futbollin rus. Por mbrëmjen e së martës, Arshavin është filmuar duke përqafuar dy femra teksa ka dalë nga klubi i famshëm Maximus.
https://www.youtube.com/watch?v=J5EY22sCF2I
Një nga shoqërueset është identifikuar si 26-vjeçarja Karina Neman, një stjuardesë. Historia nuk është pritur mirë në Rusi teksa gruaja e Arshavin ka mbyllur profilin në rrjetet sociale derisa të harrohet historia. Videot e tij mbi një kalë janë bërë virale në Rusi.