UEFA publikoi ditën e martë logon e re të Euro 2024 dhe e ka bërë me një skandal të shëmtuar. Në hartën e UEFA-s, Kosova ka përfunduar e bashkuar me Serbinë.
I pyetur nga mediat kosovare në lidhje me këtë skandal, organi më i lartë i futbollit në Europë, është përgjigjur duke sqaruar:
“Kosova është e vendosur në hartë si një zonë e kaltër me pika ndërsa Serbia është vendosur me ngjyrë të kaltër, me vija të kuqe dhe të bardha, kështu që ekziston një dallim i qartë mes dy vendeve kur harta është plotësisht e animuar”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s, e bërë publike nga mediat kosovare.