Një rast skandaloz ka ndodhur në Verona, Itali ku një infermiere 43-vjeçare është arrestuar pasi i ka dhënë morfinë një foshnjë të porsalindur për ta qetësuar nga të qarat. Sipas autoriteteve italiane, infermierja i ka dhënë morfinë vajzës natën e 19 marsit, për të pushuar së qari. E porsalindura, nuk kishte pasur deri në atë ditë asnjë problem shëndetësor për ta justifikuar dhënien e morfinës, ndërsa do të dilte nga spitali ditën e nesërme. Pas marrjes së morfinës foshnja ka treguar probleme në frymëmarrje dhe për rrjedhojë u dërgua urgjent në kujdesin intensiv të fëmijëve, ku atje iu dha një ilaç i veçantë që shfuqizon efektet e barnave opioid. Analizat mjekësore përcaktuan se çfarë i ishte shkaktuar fëmijës nga prania e morfinës në gjak. 43-vjeçarja e arrestuar nuk ka treguar aspak shenja të pendimit.