Kanë dalë informacione të reja në lidhje me dokumentacioni e publikuar nga “Football Leaks” ku flitet për ndërhyrjen e FIFA-s për të ndihmuar klubet me buxhet praktikisht të pakufizuar të shmangin Fair Play-n financiar. Zhurma erdhi nga ekipet nga Turqia dhe Rumania, të cilat u përjashtuan nga turneu më i madh europian për klube, ndërkohë që ekipe si Manchester City dhe PSG u ndëshkuan vetëm me një gjobë prej 20 milionë euro.
Kjo çështje përfshin drejtues të lartë, si në rastin e Gianni Infantino (në atë kohë sekretar i përgjithshëm dhe aktualisht president i FIFA-s) dhe Michael Platini (president i UEFA-s në vitin 2012), të cilët ofruan mbrojtje për ata që bashkëpunonin, ndërsa ata që kundërshtonin përjashtoheshin dhe largoheshin nga institucionet.
Po priten hetimet dhe ekspertët në këtë rast parashikojnë se të dy ekipet duhet të paguajnë borxhet e tyre dhe mënyra për ta bërë këtë është duke shitur disa nga yjet e tyre, të cilët kanë kontrata marramendëse, përndryshe nuk do të kenë mundësinë të marrin pjesë në kompeticionet europiane.
Dihet se Real Madrid, me largimin e golashënuesit më të mirë në histori, CR7, ka humbur shumë. Madrilenët kanë ende lojtarë të mirë, por askush prej tyre nuk është në nivelin e portugezit. Sipas “Don Balon”, Florentino Perez, gjithmonë i vëmendshëm në lëvizjet e merkatos, mund të ketë gjetur mundësinë për të nënshkruar me të shumë kërkuarin Neymar.
Në javët e ardhshme hetimet do të rihapen dhe presidenti madrilen do të vëmendshëm për të përfituar nga ndëshkimet e mundshme që mund të jepen kundër Manchester City dhe PSG. Objektivi i tij është sigurojë brazilianin, i cili ishte i paarritshëm vitin e kaluar dhe të rregullojë imazhin e dobësuar të Real Madrid pas largimit të Ronaldo-s.