Skandali i Naingolan, lidhje jashtë martesore me “ish”-in e Dibalës

Raxha Naingolan vazhdon të jetë një temë e nxehtë, veçanërisht për bëmat e tij jashtë fushe. Revista e re, “The King”, e themeluar nga Fabricio Korona, ka njoftuar në rrjetet sociale, se në numrin e nesërm që do të dalë, do të tregojë prova për një lidhje jashtë martesore të mesfushorit belg të Interit.

Korona ka intervistuar modelen Ginevra Soxin, ish-partnerja e Paulo Dibalës, që raportohet se ka flituar me Raxhan, dhe artikullin që do të publikohet nesër, e ka titulluar “E vërteta e plotë.”

Menjëherë, ka reaguar edhe Naingolan në rrjetet sociale, ku shkruan: “E vërteta e plotë? Mendoni se kam pasur një bisedë të drejtpërdrejtë me të? Apo ka folur vetëm ajo? Mahh!”

Korona nga ana tjetër, i është përgjigjur kështu mesfushorit belg: “I dashur Raxha, është një kënaqësi të marr komentet tuaja, nuk jemi të njëanshëm. Nëse doni të mohoni atë që ajo ka raportuar, mund të jepni edhe ju një intervistë.”

PJESË NGA INTERVISTA E GINEVRA SOXI

Në fillim ai më pyeti për vendin, t’i jepja numrin tim nëse kishte mundësi. Ai shkoi në lokal dhe unë erdha më vonë. Ai më pyeti se si quhesha, ndërsa uni i thashë më lër të qetë. Ai më dërgoi mesazhe duke thënë se vetëm donte të përshëndeste. I thashë atij se nuk më intereson, më lër të qetë.

Unë i di të gjitha akuzat rreth Raxhas. Kam jetuar atje për 4 muaj e gjysmë në lidhje me atë. Ky person paraqitej 20 ditë me radhë para dhomës. I thashë atij: shikoni këto tregime që kanë dalë rreth teje, unë nuk i besoj çfarë flitet Ai më thoshte: :Të paktën më jep një shans”. Nga ai moment fillon të më ndjekë. Së pari ai më shkruan me numrin belg, më pas me atë italian, më pas ai vinte me trëndafila me vete.

Mbrëmja e kazinosë? Atë mbrëmje kemi humbur 150,000 euro. Isha atje duke qarë dhe pa ngjyrë në fytyrë, mendoj se kurrë nuk i kam parë në jetën time 150,000 euro bashkë. Isha aty ngjitur. Unë nuk e diskutoj sjelljen e Raxhas, nuk më intereson se si sillet. Nëse ai ka apo nuk ka gruan. Unë nuk kam prishur respektin askujt,  përveç moralit tim dhe etikës sime. Unë e di shumë mirë se nuk është pjesë e natyrës sime dhe atë që ëndërroja, kur kam qenë fëmijë. Unë nuk zgjedh atë që bie në dashuri në jetën time. E justifikoj këtë gjë. Pavarësisht kësaj, mendoj se kam disa ndjenja për të. A ia tregova? Jo, pas 20 ditësh. Por gjithçka rreth lidhjes sonë ka zgjatur deri 10 ditë më parë. Sidoqoftë, nëse doni të dini, ai më bllokoi në WhatsApp”.