Sporti në Kosovë vazhdon të jetë i skandalizuar e kjo mund të konfirmohet edhe nga një zbulim i fundit.
‘Final 8’ i Kupës së Kosovës në basketboll këtë edicion do të mbahet në Rahovec, ndërsa fillon më 27 shkurt dhe përfundon më 2 mars. Organizatorët e këtij ‘Final 8’ e kanë zbuluar edhe trofeun që do t’i dorëzohet ekipit fitues.
Trofeu është identik me atë që iu dorëzua Dritës sezonin e kaluar, që u shpall kampion i Superligës së Kosovës. Dhe jo vetëm, trofeu i njëjtë iu dha edhe Sigal Prishtinës asokohe sezonin e kaluar kur fitoi Kupën në basketboll, raporton Periskopi.
Kupa që do jepet në ‘Final 8’ të basketbollit
Merret vesh se trofeu kushton 170 euro dhe është blerë në njërin nga lokalet e pajisjeve sportive në Fushë Kosovë, pavarësisht që tashmë Federatat i kanë të plotësuara të gjitha kushtet e nevojshme.
Sidoqoftë Federatat respektive duhet të kenë shumë kujdes në dhënien e trofeve, pasi që të gjitha vendet e botës trofetë janë unik dhe lloje të ngjajshme nuk mund të gjenden askund.