Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te ekipi i Romës. Dy shokët e skuadrës te Primavera Mirko Antonucci dhe Slavatore Pezzella kanë patur një përplasje mes tyre për Aurora Fantaccin. Kjo e fundit ka futur sherrin mes dy lojtarëve, pasi ishte në një lidhje me Mirko Antonuccin. Ajo u nda nga ky i fundit dhe kaloi pushimet me lojtarin tjetër të
Romës, Salvatore Pezzella.
Historia është e ngjashme me Wanda Narën, Muaro Icardin dhe Maxi Lopez-in, por ka dhe një tjetër kapitull. Fantacci kaloi pushimet me Pezzellan, por u rikthye sërish në krahët e Antonuccit. Një romancë e çmendur!