Një skandal është zbuluar mbrëmjen e sotme në Policinë e Shtetit. Shefi i policisë në Fushë Arrëz, Izmir Duraku, është arrestuar pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur në 2015-në.
Në prill të 2015-së e mitura jetime, është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve ne DVP Shkoder. Vajza kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona në 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër.
Rezulton se punonjësi i policisë, sot shef, ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, pa dëshirën e saj. Vajza e ka denoncuar rastin, pas ngjarjes që ndodhi në Tiranë, ku u përdhunua një 15-vjeçare dhe protestës që qindra gra zhvilluan në kryeqytet dhe u bën apel vajzave që të denoncojnë abuzimet sekusale.
Sapo ka denoncuar rastin, vajza sot është sjellë në Tiranë dhe është marrë në mbrojtje nga një organizatë.
Njoftimi i Ministrisë së Brendshme
Sonte ne mbremje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.
Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.
SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.
Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.
Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.