Hapja e sezonit turistik në Kodrën e Diellit, përveç reshjeve të mëdha të borës, e kanë paraprirë edhe shumë pengesa të tjera të cilat nxorrën në pah mangësitë e menaxhimit të kësaj qendre turistike. Nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, nisjen e sezonit e vlerësuan si të dështuar dhe kërkuan dorëheqje të menaxhuesve, transmeton Portalb.
Nga pamjet më poshtë, shihet qartë se si nisi edhe një sezon turistik në Kodrën e Diellit: pa teleferikë, pa ashensorë skijimi funksional “Teteks”, pa pista të definuara, pa shtresëzim të borës dhe në ditë dhe kushte jo të volitshme – sepse sot dhe nesër është festë shtetërore në Maqedoni, dhe shërbimet shtetërore nuk punojnë.
Kodra Diellit momentalisht teleferikat nuk punojn share kete ta shofin gjith se punohet me qellim qe populli tshkoje mavrov
Publiée par Tetova që nuk duam sur Dimanche 6 janvier 2019
Gjithashtu, edhe ky sezon e priti Kodrën e Diellit pa ashensorin për ski me gjashtë ulëse, i cili është ende nuk është në funksion.
Për këtë nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kërkuan dorëheqje të menaxhuesve të kësaj pike turistike, dhe të njëjtin i kanë quajtur “dështak”.
“ELEM TURS ju fton të skijoni në ditë me reshje bore dhe erë të fortë, kurse ditët me diell të njejtit po pushojnë.
Këtu, vetëm në Kodrën e Diellit mund të shihet metoda më e mirë e shkatërimit të një perle turistike, është një marrëveshje Qeveri – Komunë që gjithçka këtu të vdes. Dështaka, lironi ato vende menaxhimi, lironi ato vende ku i keni bërë si biznes tuajin familjarë. Turp, dështim, dorëzohuni!”, thonë nga “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.
ELEM TURS ju fton të skijoni në ditë me rreshje bore dhe erë të fortë, kurse ditët me diell të njejtit po pushojnë.Këtu vetëm në Kodrën e Diellit mund të shihet metoda më e mirë e Shkatërimit të nji perle turistike, është një marëveshje qeveri -komunë që gjithçka këtu të vdes.Dështaka lironi ato vende menaxhimi, lironi ato vende ku i keni bërë si biznes tuajin familjarë.Turp, Deshtim, Dorëzohuni.
Publiée par Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit sur Dimanche 6 janvier 2019
Edhe përskaj dobësive në funksionim, Kodra e Diellit ende ka vizitorë, jo pse është e rregulluar apo se ka shumë investime, por thjeshtë sepse është pasuri natyrore shumë e vlefshme, të cilën ende nuk e kanë lënë të shkatërrohet plotësisht.