Sot, në stadiumin e qytetit në Gjakovë ishin krijuar të gjitha kushtet që të zhvillohet një derbi i vërtet pasi takoheshin i pari me të dytin e Ligës së Parë të Kosovës në futboll – Vëllaznimi dhe Flamurtari, shkruan IndeksOnline. Por, kjo nuk shkoi mirë deri në minutat e fundit të ndeshjes ku skuadra mysafire, ajo e Flamurtarit filloi të luante aq ashpër sa ia thyen në dy vende këmbën futbollistit Drilon Nuzës, i cili ka mbetur i shtrirë në spital. Megjithatë kjo nuk ishte e tëra e këtij derbi ose më mirë këti skandali në futbollin kosovar. Pasi nuk u mjaftua një thyrje e këmbës në fushë u futën tifozët e Flamurtarit të cilët dëshiruan t’i qëronin disa hesape me futbollistët vendas. E pamjet e fundit tregojnë edhe kulturën e tifozëve, të cilët kanë thyer gjithçka në stadiumin e qytetin në Gjakovë.