BBC ka publikuar një investigim dy vjeçar në Afrikë, ku tregohet qartë se futbolli atje kontrollohet nga paratë e pista që përcaktojnë fatet e ndeshjeve. Në materialin prej dy orë video shfaqen mbi 100 raste kur gjyqtarët, futbollistët, trajnerët apo zyrtarët e lartë të futbollit marrin shuma parash për të përcaktuar ndeshjet në vende si Gana, Gambia, Mali apo vende të tjera në Afrikë. Gazetari Anas Aremeyaw, i cili ka bërë përgjime të tilla nuk e ka zbuluar asnjëherë identitetin e tij para kamerave, por të gjithë në Gana e falenderojnë për nderin që po i bën futbollit.
Në video shfaqet edhe gjyqtari Aden Marua duke marrë 600 dollarë kesh, gjyqtari në fjalë do të ishte pjesë gjyqtarëve të Botërorit, por vetë gjyqtari më herët kishte vënë në dijeni FIFA-n se ishte tërhequr nga aktiviteti për arsye personale. Po ashtu është filmuar edhe vetë presidenti i Federatës Ganeze të Futbollit, Kwesi Nyantakyi, i cili shfaqet duke marrë 65 mijë dollarë kesh. Nantaki është anëtar dhe në Këshillin e FIFA-s, organit më të lartë drejtues të futbollit në botë.