Megjithëse konsiderohet një vend me demokraci tejet të konsoliduar dhe zgjedhje të lira, edhe Austria duket se nuk u ka shpëtuar problemeve në zgjedhje. Një ditë pas zgjedhjes së Sebastian Kurz si kancelar i ri i vendit gazeta austriake Kurier.at raporton sot se mungojnë mbi 750 mijë vota. Mësohet se votat nuk janë përcaktuese për fituesin e zgjedhjeve, por ato mund të bëjnë diferencën për vendin e dytë ku janë shumë pranë e djathta ekstreme e Christian Strache me 26.8 për qind dhe socialdemokratët me 26.3 për qind. Votat e humbura mund të jenë gjithashtu vendimtare për fatin e Partisë së Gjelbër që kërkon të hyjë në Këshillin Kombëtar. Këto dy pyetje pritet të marrin përgjigje në fund të ditës së sotme. Një gjë është e qartë, se 31-vjeçari Sebastian Kurz, i quajtur ndryshe si “djaloshi i mrekullive” do të bëhet kreu më i ri i një qeverie në historinë e BE-së. Pas më shumë se 1 dekade socialdemokratët largohen nga drejtimi i vendit.