Një video e vitit 2016, tek tani është bërë virale – tek shihet marina amerikane, duke ushtruar njësitin e tyre të qeneve, tek një ushtarë që po mbante veshur fanellën e Colin Keapernick. “Është një veprim komplet i pa menduar” tha marina, në reagimin e saj, pasi që video u shpërnda dhe u bë virale, raporton BBC, transmeton koha.mk.
“Ne e kemi pare sot një video të një ngjarje të Marinës, të postuar vitin e kaluar “, shkroi marina amerikane në Twitter.
“Mesazhi brenda kësaj video është plotësisht në kundërshtim me vlerat dhe etikën e Luftës Speciale Detare dhe Marinës amerikane. Ne po e hetojmë plotësisht çështjen dhe indikacionet fillestare janë se nuk ka pasur personel ose pajisje aktive të marinës, të përfshira në këtë ngjarje të pavarur.” Përfunduan reagimin e tyre marina Amerikane.
Colin Keapernick, në vitin 2016, kur ai po luante me ekipin e San Fancisco-s, ishte gjunjëzuar, në momentin kur po luhej himni i ShBA-së, kështu duke bartur një mesazh, në “luftën” kundër racizmit. Këto veprime te tij, kanë bërë që për vite me radhë, ai të mbetet lojtar pa ekip dhe të merren një varg masash ndaj tij, nga federata e futbollit amerikan-masa këto të cilat u larguan tek tani, kur e gjithë bota po protestonte për rastin e Floyd.
Navy SEAL Museum in Fort Pierce used “Colin Kaepernick stand-in" for K-9 demonstration at fundraiser last year #BecauseFlorida https://t.co/COHFCeJ3GN pic.twitter.com/EpcELHxrSe
— Billy Corben (@BillyCorben) August 2, 2020