Në vendin ku një burrë u shkrumbua brenda makinës, ka ende mbetje kockash.
Gazetari i ABC News, i cili fimoi orëve të para kësaj të diele tregon se mes blozës dalloi dhe copëza eshtrash të njeriut të djegur. Eskpertët duket se kanë realizuar një këqyrje të dobët të vendit të ngjarjes, i cili një ditë më pas duhet të ishte pastruar plotësisht.
Në Derven, ku të shtunën u gjet makina e djegur e brenda saj një burrë i karbonizuar, shumë detaje janë lënë pas. Makina është larguar nga policia dhe grupi hetimor po merret me identifikimin e viktimës. Paraprakisht dyshohet të jetë Xhafer Osmanit nga Pestova e Vushtrrisë.