Milano, 5 mars – Në Itali u zhvillua një polemikë për shkak të financimit të mundshëm në vlerë prej 15 milionë eurove të operës së famshme të Milanos Ala Skala nga fondet saudite dhe hyrjen e Ministrisë saudite të Kulturës në bordin drejtues të këtij institucioni, raporton gazeta KOHA.
Në një intervistë për “Republika”, drejtori i “Skalës” së Milanos Aleksandër Pereira konfirmoi se opera negocion për financim të tillë nga Riadi.
“Qëllimi është që të ndërtojmë partneritet për së paku pesë vite që kushton së paku tre milionë euro për një vit, siç ishte kërkuar nga aksionarët historikë të Skalës”, theksoi ai.
Bisedimet kanë filluar pas kontakteve me Qeverinë saudite dhe gjigantit saudit të naftës Aramiko të propozuara nga persona të afërt me kryetarin e rajonit Lombardia, Atilio Fontana i cili është anëtar i Ligës së ministrit italian të Punëve të Jashtme Mateo Salvini.
Më 7 dhjetor, gjatë hapjes zyrtare të sezonit të ri të operës, ishte organizuar takim mes ministrit italian të Kulturës Alberto Bonizoli dhe kolegut të tij saudit princit Bader bin Abdulla. Kontaktet po zgjasin edhe sot.
Eurodeputeti i Partisë Demokratike Antonio Panceri deklaroi se “hipoteza për hyrjen e sauditëve në Skala është shuplakë për Skalën e Milanos, e cila është e hapur në vitin 1778 dhe është një nga operat më prestigjioze në botë. (koha.mk)