Deri më 31 mars personat juridik të regjistruar për tregti dhe përpunim të prodhimeve bujqësore duhet t’i dorëzojnë të dhënat për blerjen e planifikuar këtë vit dhe për blerjet e vitit të kaluar. Dënimi për mospërmbushjen e këtij obligimi ligjor është 1.500 euro.
“Skadon afati për dorëzimin e të dhënave nga firmat të cilat tregtojnë dhe përpunojnë prodhime bujqësore, Në fillim të këtij viti ata duhet të paraqesin sa sasi ushqim do të blejnë nga fermerët”, thonë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Sipas MBPEU, blerje të prodhimeve bujqësore mund të kryejnë vetëm personat juridik të cilët janë të regjistruar për tregti dhe për përpunim në Ministri.
“Tridhjetë ditë para fillimit, tregtari duhet ta paraqesë edhe vendin ku gjendet pika blerëse së bashku me çmimet e theksuara blerëse. Shitja, gjithashtu, duhet të kryhet me marrëveshje me shkrim midis blerësit dhe fermerit. Firma që blen duhet të ketë objekte dhe pajisje për marrje, klasifikim, deponim dhe ruajtje të prodhimeve bujqësore. Përderisa nuk ka objekte personale, pikat të cilat i shfrytëzon blerësi mund të huazohen ose merren me qira”, sqarojnë nga Ministria. Në MBPEU janë të regjistruar rreth 700 persona juridik të cilët merren me këtë veprimtari.