Afati për parashtrimin e listave të kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2017 përfundoi mbrëmë në mesnatë. Deri te Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) grupet zgjedhore dhe partitë politike i kanë dorëzuara listat e kandidatëve. Pjesa më e madhe e kandidatëve për të cilët qytetarët do të deklarohen, partitë veç më i kanë publikuar në opinion.
KKZ-ja në afat prej 48 orë nga pranimi i listave të kandidatëve konfirmon nëse ajo është parashtruar në afatin adekuat dhe nëse është përbërë në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor. Parashtruesit e listave të kandidatëve kanë afat prej 48 orëve t’i largojnë parregullsitë, ndërsa KKZ-ja i konfirmon me zgjidhje. Listat që do të parashtrohen pas skadimit të afatit dhe nëse prej tyre nuk largohen parregullsitë e konstatuara do të hidhen poshtë.
Listat e konfirmuara të kandidatëve KZHK-ja duhet t’i parashtrojë deri te Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) më së voni deri më 16 shtator për shkak të konfirmimit të rendit në listën e vetme të kandidatëve. Sipas Afatit për veprime zgjedhore, shorti duhet të mbahet më 18 shtator.
Më së voni deri më 21 shtator KKZ-ja i shpall listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe për kryetar komune, ndërsa në ato komuna në të cilat të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase, janë botuar pranë alfabetit maqedonas dhe cirilik dhe në gjuhën zyrtare dhe letër që e përdorin qytetarët në atë komunë.
Zgjedhjet lokale të gjashtat me radhë të caktuara për më 15 tetor, do të zbatohen në 3.480 vende zgjedhore në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Fushat zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor.