Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dje në mbrëmje tha se ende nuk ka marrë një vendim për të dekretuar ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshi, të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas Kushtetutës, afati i fundit skadoi mesnatën e së premtes.
Vitin e shkuar, ish-presidenti, Bujar Nishani, i cili u shfaq publikisht kundër propozimit për emërimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pranoi megjithatë se nuk kishte kompetenca për ta refuzuar atë, raporton Gazeta Shqip.
Me një lëvizje surprizë, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar nëpërmjet Twiterit dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe emërimin e zëvendësuesit të tij, gjeneral Sandër Lleshit me 27 tetor 2018.
Lleshi ka një karrierë të gjatë si ushtarak dhe prej 2013-ës ka qenë i përzgjedhuri i kryeministrit si këshilltar për çështjet e Mbrojtjes.