Ernesto Valverde ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme në “Sánchez Pizjuán”, kundër Sevillas, raporton Gazeta Express, transmeton gazeta KOHA. Barcelonën e pret një orar i vështirë këto ditë, pasi pas ndeshjes së sotme me Sevillan në ora 16:15, do të përballet dy herë me Real Madridin, fillimisht në kuadër të Copa del Rey e më pas në kuadër të La Ligas.
Pikërisht kur skuadra ka nevojë për rrotacione, për t’i pushuar disa lojtarë, Boateng, që i befasoi të gjithë me transferimin në “Camp Nou”, nuk është ftuar për ndeshjen me Sevillan.
Jashtë për arsye teknike kanë mbetur edhe mbrojtësi i ri i ardhur në janar, Todibo, si dhe mesfushori i akademisë, i promovuar në ekipin e parë, Samper – derisa për shkak të dëmtimeve do të mungojnë Arthur, Rafinha, Cillessen dhe Vermaelen.
Lojtarët e ftuar: