Genoa e ka tronditur Juventusin duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon në Serie A pas plot 28 ndeshjeve, pasi e mundi 2:0 të dielën në ‘Luigi Ferraris’. Stefano Sturaro dhe Goran Pandev e fundosen skuadrën e Massimiliano Allegrit, i cili kishte vendosur ta pushojë njeriun kryesor Cristiano Ronaldon për ketë takim, duke i shënuar dy golat e fitores së Genoas. Juventusi, megjithatë, mbetet lider i pakontestueshëm i Serisë A me 18 pikë më shumë se përcjellësi i parë Napoli, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
https://www.youtube.com/watch?v=JXAvW5CN-Hs