Shkup, 16 nëntor – Në periudhën janar-shtator të këtij viti vlera e përgjithshme e punimeve të dakorduara ndërtimore jashtë shtetit është 2.669.372.000 denarë që është për 27.2 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Në nëntë muajt e parë të këtij viti, operativa ndërtimore e Maqedonisë jashtë vendit ka realizuar punime ndërtimore në vlerë të përgjithshme prej 1.955.970.000 denarë, që është për 8.4 për qind më pak në krahasim me periudhën janar-shtator të vitit 2015. Në të njëjtën periudhë është shënuar vëllim i rritur i punimeve të realizuara ndërtimore në Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë dhe Gjermani, ndërsa në tregjet e tjera është regjistruar vëllim i zvogëluar.